Blej një libër, mbështet shërbimet për personat me sindromën Down

0
55

Libri “Gjyqësia Kushtetuese” me autor Enver Hasani dhe Muhamet Brahimi iu kushtohet personave me sindromën Down në Republikën e Kosovës.

Për këtë, Shoqata Down Syndrome Kosova ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Prof. Dr. Enver Hasani, ku të gjitha mjetet financiare nga shitja e këtij libri do të ndahen për mbështetjen e shërbimeve terapeutike për fëmijët me sindromën Down që marrin shërbime pranë DSK-së.

Libri kushton vetëm 10 euro dhe mund ta gjeni në skriptoren e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

#DSK | #DownsyndromeKosova | #EnverHasani | #gjyqesiakushtetuese