Stigmatizimi i produkteve për gra është fenomen i pranishëm

0
36

Nga Mbrojtësit e Konsumtorit

A e keni pyet veten pse produktet për burra mbahen te arka, ndërsa produktet esenciale të grave mbahen në qoshe të marketeve?

Stigmatizimi i produkteve për gra është fenomen i pranishëm.

Stigmatizimi shpesh transmetohet me forma të cilat nuk janë lehtë të dallueshme, duke filluar nga renditja e produkteve.

Në markete, produktet e dedikuara për përdorim nga burrat shpesh ndodhen në vendet më të dukshme të marketeve, por e njejta nuk ndodh me produktet për gra. Produktet e dedikuara për përdorim nga gratë, shpesh renditen në qoshe të marketeve.

Në raste, gratë madje ende ndihen të paragjykuara për të blerë produkte esenciale për vete.

Stop stigmatizimit të produkteve për gra!
Jemi të gjithë të barabartë!