Monday, September 20, 2021
BallinaAnkandRaporti i shumëpritur i SHBA-së për UFO-t: ‘Çfarëdo qofshin, janë të vërtetë’

Raporti i shumëpritur i SHBA-së për UFO-t: ‘Çfarëdo qofshin, janë të vërtetë’

Raporti i shumëpritur për UFO-t* i qeverisë amerikane u publikua të premten, por për ata që dëshironin konfirmimin se Toka po vizitohet nga inteligjenca e huaj, raporti nuk siguroi shumë prova.

UFO – Unidentified Flying Object – Objekt fluturues i paidentifikuar

Në vetëm nëntë faqe, raporti – i quajtur Vlerësimi Paraprak: Fenomenet Ajrore të Identifikuara (UAP) – u lëshua nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Amerikane dhe përshkroi kontaktet që ushtria amerikane ka pasur me objekte të çuditshme në qiell.

Siç pritej, raporti nuk përmendi alienët – megjithëse nuk e hodhi poshtë as idenë e tyre – dhe paralajmëroi për kërcënimin e mundshëm të sigurisë kombëtare nga fenomeni.

Ja disa nga çështjet kryesore në raport:

- Reklama -

Ata janë realë – çfarëdo qofshin “ata”

Çfarëdo që ushtria amerikane po has, duket se janë objekte të vërteta – në të paktën disa nga incidentet që raportohen.

Ata janë një kërcënim

Ushtria amerikane shqetësohet vërtet se takimet me UAP janë një rrezik i sigurisë kombëtare, veçanërisht nëse ato përfaqësojnë një teknologji deri më tani të panjohur në përdorim nga shtetet rivale.

Ata janë të përparuar

Në raport përshkruhen lëvizje të cuditshme të UAP. “Disa UAP duket se qëndronin të palëvizshëm nga era, lëviznin kundër erës, manovronin papritur ose lëviznin me shpejtësi të konsiderueshme, pa mjete të dallueshme shtytjeje.”

Nuk përmenden alienë

Nevojitet më shumë analizë

“Shumica e të dhënave të UAP janë nga raportimi i Marinës Amerikane, por po bëhen përpjekje për të standardizuar raportimin e incidenteve nëpër shërbimet ushtarake amerikane dhe agjencitë e tjera qeveritare për të siguruar kapjen e të gjitha të dhënave përkatëse në lidhje me incidente të veçanta dhe çdo aktivitet të SHBA që mund të jenë të rëndësishëm,” thuhet në raport.

Në prill të vitit 2020, Pentagoni – selia e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara – publikoi zyrtarisht video ku duken UFO. Për herë të parë, videot u publikuan nga New York Times në 2017-n dhe tregonin objekte të rrëmujshme që lëvizin me shpejtësi.

Një nga videot tregoi një incident në vitin 2004, ku pilotët e Marinës u ndeshën me një objekt 40 metra të gjatë që qëndronte rreth 50 metra mbi ujë, sipas New York Times; dy videot e tjera i përkasin vitit 2015 dhe shfaqin objekte të çuditshme në ajër.

Burimet: CNN, Guardian, New York Times

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT