Pse shpesh është më mirë t’i injoroni gjërat rreth jush

0
27

Shpesh, injorimi konsiderohet si një nga format e abuzimit emocional. Jo më kot keni dëgjuar të thonë se e kundërta e dashurisë s’është urrejtja, por indiferenca pasi një reagim i tillë i vazhdueshëm ka fuqinë të shkatërrojë edhe marrëdhëniet më të shëndetshme. Nga ana tjetër, ndonjëherë injorimi është sjellja e duhur për shumë arsye, disa prej të cilave i gjeni të renditura më poshtë.

1. Injorimi është i domosdoshëm

Duam s’duam duhet të vendosim mes gjërave që meritojnë të marrin vëmendjen tonë dhe pjesën tjetër, ta injorojmë. Eshtë e thjeshtë të shpërqëndrohesh, por kjo për trurin do të thotë të mos i bësh gjërat që duhen si duhet.

2. Të ndihmon të mendosh më shumë për veten

Ne flasim me veten më shumë seç mendojmë. Mesatarisht monologu i brendshëm është 400 fjalë për minutë dhe nëse kjo bisedë kthehet në auto-kritikë, mund t’ju bëjë të ndiheni shumë keq. Nëse zgjidhni të injoroni mendimet apo çdo fjalë që thuhet përreth jush do të jeni më të sjellshëm me veten dhe rrjedhimisht, më të lumtur.

3. Sa më shumë informacion të kesh, aq më i stresuar do të ndihesh

Bëhuni selektivë dhe procesoni vetëm informacionin që ju duhet. Jemi gjatë gjithë kohës të ekspozuar ndaj shumë të dhënave dhe materialeve që na çojnë drejt niveleve më të larta të stresit, prandaj mësohuni ta lini të shkojë gjithçka që s’është në dorën tuaj.

4. Të ndihmon të përqëndrohesh

Eshtë më e thjeshtë t’i thuash trurit të injorojë sesa të mbajë mend se çfarë duhet të bëjë. Pra në vend që të përpiqeni të përqëndroheni më shumë, mësoni të injoroni.

5. Arrin më shumë gjëra

Duke injoruar gjëra dhe duke u varur gjithnjë e më pak tek të tjerët, kështu përmirësoni edhe karrierën tuaj. Duke bërë gjërat vetë, mësoni të dilni nga zona e rehatisë dhe bëheni më të suksesshëm.

Burimi: Bright Side