Energjia masculine dhe feminine

0
52

Nga Arjeta Spahiu

Gjithmonë kam qenë e fascinuar me idenë e energjisë personale dhe rëndësisë së saj në raportet me të tjerë.
Secili person në vete ka dualitet energjishë: masculine dhe feminine, të cilat nuk lujnë rol në afinitetin seksual, mirëpo shumë luajnë rol në dinamikën ndër-personale të atij personi me të tjerë.
Energjia masculine karakterizohet si: i fortë, i kontrolluar në emocione, i fokusuar, i fuqishëm, i përqëndruar, do sfidën/konkurrencën, i orientuar në një detyrë (single task), zgjedhës problemesh, preferon lirinë personale, zvoglon magnitudën e problemit, dhe ka nevoj për admirim e rrespekt. I pengon shumë: kritika, kontrolli dhe injorimi.
Energjia feminine karakterizohet si: e lirë (freedom), e hapur, e egër, nxitur nga emocionet, kujdeset për të tjerët, e orientuar në shumë detyra (multi-task), vetëdije të shpërqëndruar, zmadhon magnitudën e problemit, lehtë e nxitur, mban mend detajet, i nevoitet ri-sigurim dhe vēmendje, dëshiron besim, lidhje dhe lëvdatë. I pengon shumë: të ndjehet e pa-dukshme ose e keq-kuptuar.
Edhepse me rëndësi është se çka je në bërthamë “the core energy”, secili ka dualitet energjishë që i ka absorbu prej rrethanave të jashtme.
Shembull: një femër (me bërthamë feminine) apo mashkull (me bërthamë masculine), kanë pasë rrethana jetsore që kanë nxitë absorbimin energjisë së kundër, gjë që e bëjnë një femër agresive në konkurrim apo një mashkull sensual. Në raport me ta, ju duhet dikush shumë komfort në masculine apo feminine energy, për ti pranuar ashtu si janë, pa e ndje veten të rrezikuar.
Prandaj kur takoheni me dikë e ndjeni apo jo “the click” qoftë në biznes apo jetë private. Normalisht nevoitet kalibrim energjishë për raporte më të gjata, por ky dualitet luan rol.
Meshkujt apo femrat me balans energjishë masculine e feminine, e ndjejnë veten komfort në prani të gjinisë së kundër mu për shkak të këtij balansi, por pa pasë atraksion seksual. Ata persona që janë më shumë masculine apo më shumë feminine, nuk mund ta kuptojnë një raport të tillë, pasiqë ata/ato sillen ndryshe në prani të gjinisë së kundër.
Sido që të jetë, është koncept interesant dhe ka validitet psikologjik në akceptimin e energjisë-asaj që ndjehet por nuk shihet.
Thuhet se energjia e mendjes është esenca e jetës, si nje Nebula që sillet rreth nesh. As they say: your Energy introduces you before you even speak.