Biden urdhëron sulme kundër milicive të mbështetura nga Irani në kufirin Irak-Siri

0
140

Presidenti i SHBA, Joe Biden urdhëroi sulme ajrore kundër grupeve të milicisë të mbështetur nga Irani në rajonin kufitar Irak-Siri.

”Objektet e shënjestruara u përdorën nga milicët e mbështetur nga Irani të përfshirë në sulme me dronë kundër personelit amerikan dhe objekteve në Irak”, theksoi sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby në një deklaratë.

Dy vendndodhje në Siri dhe një në Irak ishin shënjestra e sulmeve, të dy afër kufirit midis dy vendeve.

“Siç demonstrohet nga sulmet e mbrëmjes së sotme, presidenti Biden ka qenë i qartë se ai do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan. Duke pasur parasysh vargun e vazhdueshëm të sulmeve nga grupet e mbështetura nga Irani që synojnë interesat e SHBA në Irak, presidenti ai drejtoi veprime të mëtejshme ushtarake për të ndaluar dhe parandaluar të tilla sulmet”, tha Kirby./ATSH