Aplikantët e papranuar në minierën e Trepçës, protestojnë para Qeverisë

0
56

Aplikantët e papranuar në konkursin e tetorit të vitit 2019 në minierën e Trepçës, janë duke protestuar para Qeverisë me mesazhe që thonë: “Duam punë”.

Këta aplikantë ka dy muaj që rrinë në tenda në Stanterg në shenjë proteste për mospranimin në punë.

Ata konsiderojnë se iu është bërë padrejtësi në konkursin e 2019-ës dhe se qeveria nuk po iu gjen ende zgjidhje, transmeton Klan Kosova.