Veprimi revolucionar: Ekocidi mund të konsiderohet krim dhe të hetohet nga Gjykata e Hagës

0
43

Një panel avokatësh kryesorë ndërkombëtarë të mbledhur nga Fondacioni Stop Ekocid kanë botuar për herë të parë një përkufizim ligjor të ekocidit.

Miratimi i përkufizimit të duhur mund të hapë rrugën që aktet e shkatërrimit të mjedisit të ndiqen dhe dënohen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, me seli në Hagë. Për avokatin dhe anëtarin e panelit Philippe Sands, ky përkufizim është “jo vetëm për qeniet njerëzore, por edhe për mirëqenien e ekosistemit tonë total”.

Me prejardhje nga greqishtja dhe latinishtja, ekocidi fjalë për fjalë mund të përkthehet si “vrasja e shtëpisë sonë”. Paneli i avokatëve e ka përkufizuar kështu:

“Ekocidi nënkupton veprime të paligjshme ose të pahijshme të kryera me dijeni se ekziston një mundësi thelbësore e dëmtimit të rëndë, të përhapur ose afatgjatë të mjedisit nga këto akte.”

Deri më tani, vetëm katër lloje të krimeve gjykohen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë, Hollandë. Kjo gjykatë heton dhe, kur është e justifikuar, gjykon individë të akuzuar për krimet më të rënda shqetësuese për komunitetin ndërkombëtar: gjenocidin, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e agresionit.

Shtimi i ekocidit në këtë listë po shihet si revolucionar. Ndryshe nga padia dhe gjobitja e korporatave, që thjesht kanë buxhet për këtë mundësi, duke e bërë ekocidin krim, krijohet një vepër e arrestueshme.

Procesi për ta bërë ekocidin krim ndërkombëtar duhet të kalojë nëpër disa faza, por nuk përjashtohet mundësia që të miratohet si i tillë.

Burimet: Euronews, SEF, Anabel