Qeveria ndan 20 mijë euro për familjen e 11 vjeçarit që u dhunua dhe u vra në Fushë Kosovë

0
951

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ia ndajë 20 mijë euro familjes së Kujtim Veselit, 11 vjeçarit i cili u dhunua dhe u vra në Fushë Kosovë.

”Propozoj të marrim vendim për ndarjen e mjeteve financiare që t’i lehtësohet gjendja familjes së të ndjerit Kujtim Veseli. Kujtimi ka lënë pas nënën, motrën dhe dy vëllezër, të gjithë fëmijët janë nën moshën 10 vjeçare”.

”Kërkesa për ndarjen e mjeteve ka ardhur nga 2500 shtetas të Republikës së Kosovës”.

”Propozoj shumën prej 20 mijë eurove. Kjo shumë nuk mjafton, por është i vetmi mjet që ne si Kryeministri kemi në dorë dhe duam dhe duhet të miratohet”, tha kryeministri Kurti para kabinetit qeveritar.