Nga 1 korriku Qeveria merr përsipër pagesën e policës së sigurimit për mërgimtarët

0
196

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të mbulojë pagesën e policës së sigurimit për bashkëatdhetarët që vijnë në Kosovë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati u shpreh se qeveria do të marr përsipër pagesën e policës nga 1 korriku i këtij viti, njofton Klan Kosova.

”Ky vendim na hap rrugën që Ministria e Financave dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme që të lidhim një memorandum me BQK-në dhe Byronë Kosovare të Sigurimit e marrim përsipër si qeveri mbulimin e kostos së policës kufitare të cilës i nënshtrohen bashkëatdhetarët. Mbulimi do të fillojë prej datës 1 korrik”, tha Murati.

”Kjo është një zgjidhje e përkohshme por ne do të angazhohemi që ky problem të zgjidhet njëherë e përgjithmonë dhe të mos kemi nevojë që të bëhet ky mbulim”, u shpreh ai, njofton Klan Kosova.