Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për fshatin Bresje dhe një pjesë të Fushë Kosovës

0
27

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a

Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për fshatin Bresje dhe një pjesë të Fushë Kosovës deri te rrethi i rrugës së ” Pejës”.
Arsyeja e ndërprerjes, shpërthimi i gypit të ujit me diametër fi 200 mm në mesnatë.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes që nga koha e dëmtimit të atij gypi dhe po merren me sanim.

Furnizimi me ujë rikthehet menjëherë pas sanimit.