Kryediplomati kroat: Është koha që Evropa t’ia heq vizat Kosovës

0
84

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërliq Radman ka thënë se është koha e fundit që Evropa t’ia heq vizat qytetarëve të Kosovës.

Para nisjes së takimit të ministrave të për Evropë të 27 vendeve anëtarë të BE-së, Grliq -Radman tha se Kroacia e përkrah fort liberalizimin e vizave për kosovarët, njofton Klankosova.tv

Nga ana e tij ministri gjerman Michael Roth, nuk e përmendi punën e vizave por e tha se është koha e fundit që BE-ja ta kthejë besueshmërinë në Ballkanin Perëndimor.