Kamberi, Vuçiqit: Mund ta keni Saranda Bogujevcin përballë në dialog, s’do mund ta shikoni në sy

0
860

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë e ka paralajmëruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se në njërin nga raundet e radhës të dialogut mund ta ketë përballë, të mbijetuarën e masakrës mbi familjen e saj gjatë luftës, tashmë nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcin.

Kamberi i ka thënë Vuçiqit se nuk beson që mund ta shikonte qetazi në sy Bogujevcin, pasi familjen e saj e vranë paramilitarët serbë, njofton Klan Kosova.

”Mund të ndodhë Z. president, që në njërin nga raundet e radhës, përballë, në tryezën e bisedimeve ta keni Saranda Bogujevcin, familjen e së cilës e kanë vrarë “Shkorpionat” serbë. Njerëzorja në ju nuk do t’ju lejojë ta shikoni në sy qetazi”, tha Kamberi.

Ai theksoi se riciklimi i termave të viteve 1990 nuk duhet të kenë vend në dialog dhe se Serbia duhet ta kuptojë se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë.