Wednesday, September 22, 2021
BallinaAnkandAngela Merkel merr dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Angela Merkel merr dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mori dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Merkel dozën e dytë e mori nga vaksina Moderna, e të parën e kishte marrë AstraZeneca.

Kjo u konfirmua nga një zëdhënës i qeverisë gjermane.

“Po, ne konfirmojmë se Merkel është parë së fundi të injketojë dozën e dytë të vaksinës, atë me ARN messager të amerikanit Moderna”.

66 vjeçarja më 16 prill e mori dozën e parë të AstraZeneca-s.

- Reklama -

Përdorimi i këtij lloj ishte i ndaluar për një kohë në Gjermani.

Certifikata e kancelares gjermane ishte publikuar nga zëdhënësi Steffen Seibert.

Vaksina Moderna është marrë edhe nga presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier.

Gjermania ka zgjedhur ta vaksinojë popullsinë me dozat e dyta të vaksinave ARN messager të Pfizer-BioNTech ose Moderna, duke rezultuar në një skemë vaksinale të përzier pas dozës së parë të AstraZeneca-s.

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT