Urologji: 353 operacione, për 5 muaj

0
47

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar-maj të këtij viti, mjekët kirurgë dhe anesteziologë kanë kryer 353 operacione.

Nga to, janë 126 intervenime të hapura dhe 227 ndërhyrje endourologjike (ndërhyrje përmes kanalit të traktit urinar).

Brenda kësaj kohe,gjithashtu, janë bërë 619 cistoskopi dhe janë ofruar 46 shërbime urodinamike.

Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, janë kryer edhe 72 Biopsi të Prostatës, 36 nefrostoma dhe 296 ndërhyrje ESËL (thyerje të gurëve).

Në raportin e punës për këtë periudhë kohore, janë regjistruar 2029 vizita specialistike dhe 630 pranime.