Down Syndrome Kosova dërgon një top në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës: TASH TOPI ËSHTË TE SHTETI!

0
118

Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të fushatës “A PO M’SHEH” më datë 21 qershor ka dërguar edhe një top në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me mesazhin:
TASH TOPI ËSHTË TE SHTETI!

Ky aktivitetet bartë mesazh për realizimin e së drejtës për shërbimet terapeutike për fëmijët me sindromën Down, shërbime të cilat ndikojnë në zhvillim e potencialit të fëmijëve me sindromën Down.

Rreth 600 fëmijë me sindromën Down në Republikën e Kosovës, kanë nevojë imediate për këto shërbime.

Fushata ka filluar më 21 Mars, në Ditën ndërkombëtare të sindromës Down nën slloganin “A po m’sheh”.

Përveç aktiviteteve tjera, fëmijët me sindromën Down në datën 21 të secilit muaj gjuajnë nga një top të basketbollit në oborrin e Qeverisë deri në momentin kur Qeveria dhe Institucionet e Republikës së Kosovës të marrin përsipër ofrimin e shërbimeve të domosdoshme dhe minimale për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve me sindromën Down.