BE drejt sanksioneve të reja kundër Bjellorusisë

0
19

Ministrat e Jashtëm të BE, të cilët do të takohen sot në Luksemburg, pritet të rendisin në listën e zezë dhjetëra mbështetës të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, në një përpjekje për të forcuar kundërshtarët e tij.

”Shtatëdhjetë e tetë persona pritet të preken nga masa të tilla si ndalimet e udhëtimit në BE ose ngrirja e pasurive të vendosura”, deklaruan burimet e BE javën e kaluar.

”Të paktën shtatë subjekte të tilla si institucione shtetërore ose kompani duhet gjithashtu të jenë në shënjestër”, sipas të njëjtave burime.

Të 27 ministrat gjithashtu duhet të diskutojnë një grup më të gjerë dhe më të fortë të sanksioneve ekonomike që synojnë sektorët bujqësorë.

Një diplomat i BE, duke folur në kushte anonimiteti, deklaroi se ai ”priste që ministrat të arrijnë marrëveshje të qartë politike”.

Kreu i opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, e cila ka bërë thirrje për masa të ashpra të BE, do të flasë gjithashtu me ministrat në Luksemburg./ATSH