Si t’i shpëtojmë nevojës mbytëse për t’u ndjerë i pëlqyer nga të gjithë

0
32

Nevoja për t’u aprovuar nga të tjerët është e lashtë sa vetë njerëzimi. Të gjithë kemi pasiguritë tona dhe është e pamundur për njeriun si qënie, të jetojë e të zhvillohet pa marrë “miratimin” e të tjerëve. Ndonëse është kërkesë natyrale, në nivele të larta, nevoja për aprovim bëhet shqetësuese. Si t’ja bëjmë për ta minimizuar këtë?

1. Bëni një pushim të shkurtër nga rrjetet sociale

Publikimi i fotove në rrjete sociale është një mënyrë për t’u vetë-aprovuar. Çdo postim ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes, pasi nuk ka asnjë vlerë praktike. Ty të merr shumë kohë gjetja e këndit perfekt, poza, drita, etj dhe për çfarë? Për t’u ndjerë e dëshiruar dhe e pëlqyer edhe nga njerëz që nuk i njeh fare. Po sikur të provoni ç’ndjesi ka privatësia? Sikur të shkëputeni komplet për pak kohë nga bota virtuale? Bëjeni këtë për të shijuar kohën me njerëzit tuaj, pa kërkuar aprovim nga bota jashtë.

2. Mos e krahasoni veten me të tjerët

Kemi rënë të gjithë pre e këtij kurthi, por mos. Në fakt ka shumë teorira që thonë se qënia njerëzore është e prirur ndaj krahasimit, pasi është gjithmonë duke kërkuar për më mirë. Sigurisht edhe kjo është e shëndetshme deri në një masë pasi mundëson zhvillimin, por s’duhet të jenë të tjerët shqetësimi ynë.

Duke u krahasuar me to, ne humbasim veten pasi zhytemi pa kuptuar në një rreth vicioz që të bën të ndihesh i depresionuar dhe i pavlerë. Nuk shijon më asnjë moment dhe çdo arritje të duket e kotë. Punoni me pasiguritë tuaja dhe bazohuni vetëm tek vetja.

3. Bëjini gjërat me zell dhe entuziazëm

Punoni fort për gjërat që doni dhe bëjini ato me zell. Vetëm kështu do të hiqni dorë nga mendimet e parëndësishme dhe nevoja për t’u aprovuar nga të tjerët. Fokusohuni tek gjërat që adhuroni.

4. Vendos ti për gjërat e tua

Harroji opinionet e të tjerëve dhe mos iu referoni atyre për vendimet tuaja. Mos i jepni të tjerëve fuqinë për të vendosur për ju, pasi mund t’ju kushtojë shumë.

5. Mësoni ta pranoni refuzimin

Një nga arsyet pse kërkojmë vazhdimisht aprovim është frika nga refuzimi. Prandaj i justifikojmë herë pas here sjelljet e të tjerëve. Kujtojini vetes që jo të gjithë na duan dhe na zgjedhin ne, por mbi të gjitha kujtojini që s’ka asgjë që s’shkon me ju edhe nëse ndodh kështu. Pranojini refuzimet dhe nxirrni leksion për secilin.

Burimi: Bright Side, Anabel