Orlando dhe Kurti flasin për vizitën e Ministrit të Jashtëm të Italisë në Kosovë

0
74

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Orlando ka njoftuar se me Kurtin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale dhe mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin para vizitës që ministri i Jashtëm i Italisë pritet të zhvillojë në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

“Pata kënaqësinë ta takoj kryeministrin Albin Kurti sot, për të diskutuar zhvillimet aktuale dhe mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm në funksion të vizitës që pritet të zhvillojë ministri i Jashtëm, Luigi Dimaio në Kosovë”, shkroi Orlando.