PARKU QENDROR’ PO MERR FORMË

0
31

Nga Fatime Hajdari

PARKU QENDROR’ PO MERR FORMË

Drejtoria e Parqeve me donacionin e bërë nga Banka ‘ProCredit’ po jetëson projektin e ‘Parkut Qendror’.

Donacioni që përfshinë 452 fidanë të llojit bli, rrap dhe halor do ta shndërrojë hapësirën në zonë të dëshiruar për të gjithë qytetarët e sidomos për studentët që frekuentojnë këtë park.

‘Parku Qendror’ do të kompletohet edhe me komponentën e mobilarit urban (ulëse dhe shporta xhepi) të cilat janë poashtu donacion nga Banka ‘ProCredit’ në një fazë të dytë. Falë punës së palodhshme të punëtorëve të NPL ‘Hortikultura’ ky projekt po zbatohet në terren në afat rekord. Të përkushtuar për të mirën e qytetit!