Lajçak: Takimi Kurti-Vuçiq s’ishte i lehtë, por i rëndësishëm

0
98

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq.

Ai tha se takimi, që për Kurtin ishte i pari, nuk ishte i lehtë, por se ka rëndësi, njofton Klan Kosova.

“Nuk ishte takim i lehtë, por ishte i rëndësishëm që ndodhi. Të dy liderët i dhanë qëndrimet e tyre se çka duan nga dialogu. Ajo çka është e rëndësishme për BE-në është se të dy liderët konfirmuan se s’ka rrugë tjetër, përveç normalizmit në mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe të dy u zotuan se do të punojnë për normalizim të marrëdhënieve përmes dialogut. Dialogu do të vazhdojë para fundit të korrikut. BE-ja, sikurse qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, kanë pritje të mëdha nga dy liderët që të tejkalojnë trashëgiminë nga e kaluara dhe që Kosova dhe Serbia të orientohen drejt së ardhmes duke qenë në gjendje të normalizojnë marrëdhëniet në një marrëveshje gjithëpërfshirëse”.