Çfarë është dhe a shërohet apnea opstruktive e gjumit sipas Florim Delijaj, mjek i doktoruar në këtë fushë

0
379

Florim Delijaj, mjeku shqiptar i doktoruar në Suedi për apnenë opstruktive të gjumit, i ftuar në emisionin Oxygen ka treguar për këtë sëmundje por ka biseduar edhe për shumë çështje me rëndësi, si për mjekësinë në Kosovë dhe vaksinimin duke trajtuar edhe periudhën kur bota po humb jetë dhe ka numër të lartë të të infektuarve nga koronavirusi.

Sipas Delijaj pandemi të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën, mirëpo komunikimi dhe lëvizja e njerëzve ndikuan në përhapjen e madhe të virusit

“Unë kam studiuar në Suedi për mjekësi. Askush nga institucionet kosovare nuk më ka kontaktuar që të ndihmojë, nëse më kontaktojnë unë jam i gatshëm. Shkëmbimi i përvojave ka rëndësi shumë të madhe. Suedia përdori një strategji të përpunuar nga ekspertët që të mos vendosin masa, por pas një kohë kur u kuptua se ky virus është i rrezikshëm dhe koha e prezencës së tij në popullatë do të jetë e gjatë, u hartua një strategji e re me një mbyllje totale. Mjekësia ka kuptuar që ky virus ka potencial patologjik, mund të shkaktojë probleme serioze. Pandemi të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën, masat parandaluese janë të njejta si në pandemitë e kaluara por çka ndrushon tani është komunikimi dhe lëvizja e njerëzve faktorë të cilët ndikuan në përhapjen e madhe të virusit.” thotë Delijaj

Delijaj thotë se çdo individ vendos për trupin e tij por këshillohet që të mirret vaksina

“Një pjesë e njerëzve reagojnë keq ndaj vaksinës, duke pasur tendenca që të mos ndjehet mirë. Gjithë çështja e marrjes së vaksinës është sygjerim, por është vullnetare duke lejuar që çdo individ të vendos për trupin e tij por gjithmonë këshillohet që të mirret vaksina. Vaksina është parandalues që të infektohesh në të ardhmen. Vaksina është në zgjedhje të lirë të individit, por nuk duhet munguar informatat që vaksina është arma më e mirë kundër virusit. Vaksina të mbron ty dhe rrethin tënd duke mundësuar që ky virus të mos egzistojë.” thotë Delijaj

Vaksinat dhe sigurimi i tyre duhet të bëhet nga institucionet sipas mjekut shqiptar nga Suedia

 “Vaksinat janë çështje shumë komplekse. Kosova u ka dhënë prioritet vaksinave të cilat janë të licensuara nga EMA. Shqipëria po vaksinohet dhe popullata po imunizohet kjo është me rëndësi. Personalisht unë nuk kam ndikim që të sjelli vaksina në Kosovë, kam lobuar që të informohen të gjithë për nevojën për ndihmë që kanë vendet si Kosova. Vaksinat dhe negociatat duhet bërë nga institucionet e jo nga individët.” thotë Delijaj  

Florim Delijaj, mjek me ndikim në Suedi dhe në shumë raste vendimarrës në sektorin e tij

“Unë jam përgjegjës në një sektor në universitetin e Uppsalas, jam në sektorin e mbrojtjes primare shëndetësore. Ne punojmë si ekip, duke vendosur së bashku për të gjitha. Ne hulumtojmë rastet kur ka vdekje të dyshimta, duke u kontaktuar gjithmonë kur institucionet e hetojnë që një rast ka diçka dyshuese, ne më pas bëjmë një hulumtim të të gjithë rastit. Ka raste që nga pacientet ne vërejmë që janë bërë gabime, e procedojmë rastin tutje dhe nëse vërejmë diçka që ka ndodhur një gabim dhe e ardhmja e pacientit ndikohet nga ky gabim, ne e lajmërojmë rastin dhe institucionet përkatëse vazhdojnë me rastin. Mjekësia është për pacientin , andaj nuk duhet anashkaluar mundësia që të i ofrohet pacientit shërim.” thotë Delijaj

Sipas Florim Delijaj mjekësia kosovare ka dal nga një degradim total por përpiqet të ndjekë Evropën

“Mjekësia kosovare ka resurse e kuadro të afta profesionale, ka dal nga një luftë, një degradim total. Mjekësia kosovare përpiqet të ndjekë Evropën, por kultura e bashkëpunimit mungon. Ka individë të cilët kanë arritje botërorë, por nuk arrijnë si individë me kontribu në mjekësi, duhet kordinim. Njeriu është një tërësi dhe kjo kërkon që mjekët të bashkëpunojnë që të trajtohet komplet problemi të cilin mund të ketë pacienti. Kirurgu më i mirë në botë konsiderohet dikush që e di kur nuk duhet të intervenoj, është art me dit kur nuk ke nevojë ose nuk duhesh me intervenu” thotë Delijaj.

Çfarë është apnea opstruktive e gjumit?

“Apnea opstruktive e gjumit është një sëmundje e cila është e njohur në të gjithë botën. Disa njerëz gjatë gjumit kanë ndëprerje të frymarrjes. Kjo ndodhë për arsye se rrugët e frymarrjes mbyllen gjatë gjumit, fillon më gërhitje dhe në një moment këto rrugë mbyllen. Kur mbyllet kjo rrugë, niveli i oksigjenit në gjak zbret shumë poshtë, alarmohet organizmi duke u zgjuar nga gjumi si të tronditur. Kjo mund të ndodhë edhe pa e mbajtur mend, tek disa të tjerë mund të duket si ëndërr. Kjo ndalesë e frymarrjes mund të ndodhë shumë herë gjatë natës, duke ndikuar që të mos ngopesh me gjumë të thellë dhe zgjohesh në mëngjes me lodhje të paqartë. Kjo sëmundje mund të zbulohet nga të gjithë, mund të bëhet regjistrimi i gjumit përmes një aparati me elektroda të vendosura në kokë dhe trup, duke konstatuar se a ka përjetuar pacienti një apne e cila zgjat më shumë se 10 sekonda. Nëse ndodhin 1 deri në 5 apne gjatë gjumit është normale, nëse është nga 5 deri në 15 është apne opstruktive e lehtë, nga 15 deri në 30 kemi apne opstruktive mesatare, nëse kemi mbi 30 apne brenda orës kemi të bëjmë me apne opstruktive të rëndë.” thotë Delijaj.

A shërohet apnea opstruktive e gjumit sipas Florim Delijaj, mjek i doktoruar në këtë fushë

“Apnea opstruktive e gjumit ka shërim, duhet të mos i lejosh rrugët e frymarrjës të mbyllen. Ajo çka është e njohur nga të gjithë është se edhe mbipesha ndikon tek apneja, tek disa njerëz ka ndikuar si faktor rreziku. Një faktor tjetër është fjetja në shpinë. Sygjerohet të flesh në barkë ose në krahë, më herët mjekët kanë provuar të shërojnë me terapi pozicionale të trupit duke e menjanuar fjetjen në shpinë. Njeriu është krijuar me mekanizma vetmbrojtës andaj kjo sëmundje nuk mund të rrezikon jetën. Bashkëpunimi edhe me mjekët e ortodentikës ka ndihmuar në përmirësimin e kësaj gjendje. Egziston edhe një apne e cila quhet qendore ose centrale e cila ka të bëjë më dëmtim të trurit, këtë e vëren mjeku gjatë kontrollës dhe e përcakton trajtimin.” shton për fund Delijaj / oxygenpress.info