Rreziku i Covid në vjeshtë është i lartë, pavarësisht rënieve të infektimeve, thotë OBSH

0
78

Infeksionet e Covid-19, shtrimet në spital dhe vdekjet po bien shpejt në të gjithë Europën, por rreziku i rritjes së infektimeve në vjeshtë mbetet i lartë ndërkohë që shtetet kanë lehtësuar masat anti-Covid dhe varianti më i transmetueshëm Delta përparon, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Duke u bërë thirrje njerëzve dhe qeverive të tregohen të kujdesshëm gjatë verës, drejtori rajonal i OBSH-së në Europë, Hans Kluge, tha ditën e sotme (e enjte, 10 qershor) se transmetimi në komunitet është ende i përhapur dhe do të vazhdojë teksa udhëtimet dhe tubimet shoqërore shtohen.

“Kemi qenë këtu edhe më parë. Verën e kaluar, rastet gradualisht u rritën te grupmoshat më të reja, pastaj u zhvendosën te grupmoshat më të vjetra, duke çuar në një humbje shkatërruese të jetëve në vjeshtën dhe dimrin e vitit 2020. Le të mos e bëjmë atë gabim përsëri.”

Kluge tha se një fushatë e re e OBSH-së, Summer Sense, do t’i inkurajonte njerëzit të “shijojnë verën, por në mënyrë të sigurt. “Nëse doni të udhëtoni, mendoni nëse është e nevojshme. Nëse vendosni të udhëtoni, udhëtoni të sigurt,” tha ai. Qeveritë duhet të “përdorin situatën e mirë epidemiologjike për të rritur më tej testimin, gjurmimin, kapacitetin spitalor.”

Pavarësisht faktit se Europa po ndjek një proces vaksinimi me ritëm të shpejtë, vaksinimni është larg të qenit i mjaftueshëm për të mbrojtur popullatën nga një “ringjallje” e Covid.

Burimet: Reuters, VOA News