Sqarim rreth funksionimit të sistemit të internetit në Komuna

0
35
Nga Ministria e Pushtetit Lokal
Ju njoftojmë se problemet e shfaqura ditëve të fundit në funksionimin e sistemit të intranetit në Komuna janë si pasojë e problemeve të shfaqura në funksionimin e programit IIS (Internet Information Services), i cili informacionet e platformës i shfaqë në ueb-domain ku pastaj janë të qasshme për shfrytëzuesit.
Këto probleme janë shfaqur me rastin e konfigurimit të serverit të ri për këtë aplikacion, me qëllim të ngritjes së përformancës dhe cilësisë, mirëpo me këtë rast janë shfaqur probleme tjera pasi që kodi me të cilin është zhvilluar sistemi është i vjetërsuar (.net 4.5).
MAPL në koordinim me ASHI dhe kompaninë për mirëmbajtjen e sistemit, aktualisht janë duke punuar dhe ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për funksionalizimin e plotë të sistemit, andaj kërkon mirëkuptimin nga Komunat dhe qytetarët.