SHBA thirrje Izraelit dhe Palestinës të distancohen nga veprimet që do të “rrisin tensionin”

0
34
Washington DC

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, për ruajtjen e qetësisë në rajon pas armëpushimit Izrael-Hamas u bëri thirrje palëve izraelite dhe palestineze që të distancohen nga veprimet që do të “rrisin tensionin”.

Në një konferencë të përditshme për shtyp, Price bëri vlerësime lidhur me situatën e fundit në rajon dhe për çështjen Izrael-Palestinë.

Armëpushimi i arritur më 21 maj mes Izraelit dhe Hamas-it duhet të ruhet me kujdes nga të gjitha palët e interesit në rajon, tha Price, duke shtuar se administrata e SHBA-së po punon ngushtë me Egjiptin, Izraelin dhe administratën e Palestinës.

Price vuri në dukje se po tregojnë përpjekje me diplomaci të hapur ose pas dyerve të mbyllura edhe për ruajtjen e armëpushimit, por edhe për proceset e rindërtimit të Gazës. “Besojmë se është e domosdoshme të qëndrohet larg çdo hapi që do të rrisë tensionin në rajon”, tha Price.

Duke mos bërë ndonjë koment lidhur me arrestimet e Izraelit që vazhdojnë ende, Price deklaroi që edhe palestinezët edhe izraelitët kanë të drejtë të barabartë që të jetojnë në mirëqenie dhe në siguri.

– Hamas nuk do të përfshihet në rindërtimin e Gazës

Zëdhënësi amerikan përballë pyetjeve insistuese u shpreh disa herë se “Hamas nuk do të përfshihet në asnjë mënyrë në procesin e rindërtimit të Gazës” dhe se ndihmat ekonomike që do të sigurohen për Palestinën do të dërgohen nëpërmjet administratës së Palestinës dhe institucioneve të tjera përkatëse.

“Ne edhe më parë kemi punuar në mënyrë të ngjashme në vende të tjera me partnerët tanë të besueshëm në rajon. Hamas nuk ka dhe nuk do të ketë rol në këtë proces”, vlerësoi Price.

Forcat izraelite, theksohet se që nga fillimi i qershorit e deri më tani kanë arrestuar 175 palestinezë në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën pushtim.

Gjykata ushtarake izraelite së fundmi dha dënimin me një 1 muaj burg për palestinezin 13 vjeçar Sened Muhammed Mukbil.