Keni njolla kafe në lëkurën tuaj? – ja domethënia e tyre

0
462

Ndonëse të padëmshme, njollat kafe, mund të ndikojnë në pamjen tuaj të jashtme dhe të kthehen në një stres të përditshëm.

Krijimi i tyre mund të vijë nga plakja, stresi, njollat e shtatzënisë, mungesa e vitaminave në trup apo të jenë gjenetikisht të trashëguara.

Gjithsesi pavarësisht shkakut të krijimit të këtyre njollave, aleati i tyre kryesor është ekspozimi i pambrojtur në diell.

Njollat kafe janë shumë të zakonshme në vendet me shumë diell.

Njollat që shfaqen në fytyrë janë ato më shqetësueset pasi fytyra ekspozohet gjatë gjithë vitit në diell.

Në rastin e njollave kafe ky kontakt i vazhdueshëm, i përditshëm mund të ndikojë në përhapjen e tyre.

Mungesa e vitaminës C është një nga arsyet kryesore pse trupi juaj krijon kushtet e përshtatshme për t’u krijuar këto njolla.

Më poshtë mund të gjeni disa përbërës që ju ndodhen në kuzhinë për të mbajtur fytyrën tuaj gjithnjë të shndritshme dhe të freskët.

Përfshini në regjimin tuaj ushqimor, fruta dhe perime që kanë sasi të larta të kësaj vitamine siç janë:

Limoni

Portokalli

Domatet

Kivi

Lulelakra

Rrushi

Spinaqi

Specat e kuq

Bizelet

Një mënyrë tjetër e parandalimit dhe reduktimit të njollave pa pasur nevojë për trajtime mjeksore janë edhe maskat bimore.