Nora Gjakova mposht holandezen Verhagen

0
169

Nora Gjakova e ka fituar edhe përballjen e dytë në Botërorin e xhudos në Budapest. Në kategorinë deri 57 kg, Gjakova e kaloi holandezen Sanne Verhagen. Lufta ishte e fortë dhe u vendos në kohën shtesë, Golden Score.

Gjakova, që dominoi luftën dhe ishte vazhdimisht në kërkim të hedhjeve, realizoi “Uchi Mata” për “Waza-ari”, përkatësisht për fitore.

Gjakova është në kërkim të medaljes së parë botërore.