BE: Certifikata digjitale europiane të pranohet nga të gjitha shtetet anëtare

0
34

Certifikata digjitale për Covid-19 do të jetë falas dhe do të jetë e disponueshme për të gjithë europianët, deklaroi komisioneri europian për Drejtësinë, Didier Reynders duke folur në debatin në Parlamentin Europian në Strasburg.

“Shtetet anëtare nuk do të jenë në gjendje të vendosin kufizime shtesë për qarkullimin për ata që mbajnë një certifikatë Covid-19 përveç nëse këto kufizime janë të nevojshme e proporcionale me nevojën për mbrojtjen e shëndetit publik”, theksoi Reynders.

”Certifikata do të garantojë një mbrojtje të lartë të të dhënave”, shtoi ai duke specifikuar se ”komisioni po punon me të shtetet anëtare që kjo certifikatë të bëhet realitet konkret”.

Reynders konfirmoi se rregullorja do të hyjë në fuqi më 1 korrik./ATSH