Sonte fillon seria e filmave klasikë italian në Kino ARMATA

0
70

Nga Kino ARMATA

Sot (e hënë, 7 qershor, 19:00h) fillon seria e filmave klasikë italian Italian Classic Cinema 101, me shfaqjen e filmit “Casanova” (1976) nga Federico Fellini. Në italisht, me titra shqip dhe anglisht.

Italian Classic Cinema 101 realizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë dhe Istituto Italiano di Cultura në Tiranë.

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin me Ambasadën e Italisë në Kosovë dhe Istituto Italiano di Cultura në Tiranë në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve italian para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.
Filmat e Federico Fellini, Bernardo Bertolucci, Roberto Rossellini, etj. do të kenë shfaqje të rregullta gjatë serisë programore ‘101’ në Kino ARMATA. Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.

Filmat nga seria ‘Italian Classic Cinema 101’ do të shfaqen në Kino ARMATA më 7, 8 dhe 10 qershor 2021 dhe përfshijnë:

E hënë, 7 qershor, 19:00h

“Casanova” (1976) nga Federico Fellini, 155 min.

E martë, 8 qershor, 19:00h

“Faccia a faccia” (1967) nga Sergio Sollima, 112 min.

E enjte, 10 qershor, 17:00h

“Novecento” (1976) nga Bernando Bertolucci, 317 min.

Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale me titra shqip dhe anglisht dhe hyrja është falas. Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe gjindet në Rr. Brigada e Kosovës, prapa amfiteatrit të Sheshit Zahir Pajaziti.