Qindra produkte nga Kosova në tregun austriak

0
78

Mbi 500 produkte ushqimore nga Kosova, tash e tutje do të shiten në Austri.

Këto produkte dhe qindra tjera “Made in Kosova” shqiptarët që jetojnë në Austri, do ti kenë në shtëpi vetëm me një klick në telefonin e tyre.

Kjo është bërë e mundur nga dyqani i parë online me produkte të Ballkanit në  Austri: https://ekena.at.

Aty do të shiten të gjitha produktet që diaspora jonë me dëshirë i konsumon edhe në vendin ku jeton.

Në Austri edhe pse shumë afër deri tash janë shitur një numër shumë i vogël i produkteve nga Kosova.

Mirëpo, pas disa muaj punë intensive, u realizuan marrëveshje për export me 15 prodhues kosovarë.

Një motiv më shumë për hapjen e EKENA GmbH për themeluesit ishte mundësia që përmes hapjes së tregut për export për prodhuesit kosovarë – në të ardhmen vjen deri tek hapja e vendeve të punës për qytetarët kosovarë.

“Planet dhe vizioni për EKENA GmbH janë të mëdha.  Prej shitjes, deri tek prodhimi i produkteve EKENA në Kosovë, ndihma ndaj prodhuesve partner, zgjerimi i tregut përveç Austrisë, Gjermanisë e Zvicrrës, ku veçse po punohet në atë drejtim, edhe në shtetet tjera evropiane” ka treguar shkurt për planet e tyre, Skifter Mushkolaj –  njëri prej themeluesve të kompanisë.

Sipas agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2020 Kosova ka esportuar në vendet e BE-së mallra me vlerë 12.9 milionë euro, ndërsa ka importuar 165.2 milionë euro.