Mos u mashtro lehtë – Mate Produktin

0
88

Nga Mbrojtësit e Konsumatorëve

Mos u mashtro lehtë – Mate Produktin

Ne si konsumatorë shpesh vërejmë dhe ankohemi që produktet që po i blejmë nuk po iu përmbahen kushteve dhe specifikave ashtu si reklamohen. Por, nëse ndjekim këshilla praktike, e kemi më të lehtë të blejmë produkte që janë saktësisht sikur në reklamim.

Për shembull, para se të blejmë, mund ti masim produktet në peshoren e marketit dhe të kontrollojmë se a është pesha e njejtë sikur në paketim.

Ose, mund ti lexojmë në detaje përshkrimet dhe specifikat e produktit.

Vetëm kështu, mund ti shmangim rastet e mashtrimit me specifika të produkteve.