Presidenti i Parlamentit evropian thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në BE

0
138

Presidenti i Parlamentit Evropian,David Sassoli, ka bërë thirrje për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ai ka deklaruar se zgjerimi i BE-së do të ishte më pozitiv për paqen dhe prosperitetin, shkruan RadioFreeLiberty, transmeton Klankosova.tv.

“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, të prosperuar dhe paqësor”, ka thënë Sassoli në një intervistë për mediumin Funke Mediengruppe.