Muaji i Grave Konsumatore për të avancuar agjendën për barazi gjinore

0
16

Nga Mbrojtësit e Konsumatorëve

Muaji i Grave Konsumatore

Të dashur ndjekës të faqes Mbrojtësit e Konsumatorëve,
Për shumë kohë e shumë herë, aspektet gjinore të të drejtave të konsumatorëve janë injoruar.

Ndonëse gratë konsumatore përbëjnë gjysmën e popullatës dhe janë një akter i pazëvendësueshëm ekonomik, të drejtat e tyre nuk respektohen dhe produktet dhe shërbimet nuk marrin në konsideratë sa duhet aspektet gjinore në shërbimin ndaj klientëve në njërën anë dhe sjelljen konsumatore në anën tjetër. Për të zbutur këtë hendek dhe për të dedikuar një pjesë të kampanjës për gratë konsumatore, Mbrojtësit e Konsumatorëve ju njofton që ka shpallur muajin qershor 2021 si muajin e grave konsumatore.

Përgjatë këtij muaji ne do të postojmë materiale që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me gratë konsumatore. Kjo, në kuadër të përpjekjeve tona për të avancuar agjendën për barazi gjinore dhe mundësi e trajtim të barabartë për gjinitë.

Ky aktivitet është pjesë e projektit ‘PACT – Avokim Politikash dhe Ndërtim Koalicionesh për Mbrojtjen e Konsumatorit’, financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga INDEP.