G7 hap të madh drejt transparencës klimatike të kompanive

0
26

Vendet G7 kanë bërë një hap të madh drejt detyrimit për kompanitë për të zbuluar rreziqet e tyre klimatike, që i gjykojnë vendimtare për tranzicionin energjitik, edhe pse një marrëveshje mbetet e hapur për t’u arritur në nivel global dhe pavarësisht rezervave të OJQ-së.

“Ne mbështesim publikimin e detyrueshëm të të dhënave financiare lidhur me klimën, që japin informacione të besueshme dhe të dobishme për pjesëmarrësit e tregut”, shkruan G7 e Financave në një komunikatë në përfundim të takimit dyditor në Londër.

Deklaratat e detyrueshme të referuara, të cilat përfshijnë për shembull emetimet e CO2 ose projekte investimi, duhet të përfshijnë të gjitha kompanitë e mëdha tregtare.

Objektivi është t’u mundësojë atyre që të vlerësojnë më mirë ndikimin financiar të krizës klimatike dhe të mbështesin tranzicionin e gjelbër të vendeve që duan të jenë neutral me karbonin në 2050.

Kjo është gjithashtu thelbësore për investitorët që duhet të financojnë grupe të mëdha dhe që shqetësohen gjithnjë e më shumë për ndikimin e klimës në kompani, pavarësisht nëse është performanca e tyre ose reputacioni i tyre./ATSH