Çfarë duhet të bëjnë njerëzit e pavaksinuar, tani që ka më pak kufizime për maskat

0
75

Ekspertë të sëmundjeve infektive thanë për Healthline se njerëzit e pavaksinuar duhet të mbajnë maska në ambiente të brendshme dhe kudo ku distancimi fizik nuk është i mundur.

“Këto rreziqe [për njerëzit e pavaksinuar] përfshijnë të gjitha hapësirat e brendshme dhe hapësirat e jashtme të mbushura me njerëz, ku distancimi social nuk mund të mbahet. Kjo është për të mbrojtur veten, por edhe për të mbrojtur të tjerët pasi një individ i pavaksinuar rrezikon shumë të sëmuret nga Covid-19, veçanërisht nëse ka faktorë të tjerë të rrezikut. Për më tepër, mbajtja e një maske mbron të tjerët përreth jush,” tha Dr. Michael Myint, një specialist i sëmundjeve infektive.

Dr. Jonathan Leizman, zyrtari kryesor mjekësor në Premise Healththa njerëzit e pavaksinuar “duhet të vazhdojnë të mbajnë maska në shumicën e mjediseve. Këtu përfshihet pjesëmarrja në tubime të vogla, qëndrimi me shumë njerëz të tjerë të pavaksinuar, kur shkoni te berberi ose salloni i flokëve etj.”

Pothuajse të njëjtat rregulla duhet të aplikohen edhe për fëmijët. Ekspertët thonë që fëmijët kanë një rrezik më të ulët për sëmundjen, por rekomandohet që të mbajnë maskë në ambiente publike, veçanërisht kur janë brenda.