Akullnajat islandeze të reduktuara me 750 kilometra katrorë për 20 vjet

0
52

Të kërcënuar me zhdukje pothuajse të plotë deri në 2200, akullnajat islandeze kanë humbur tashmë rreth 750 kilometra katrorë të sipërfaqes që nga fillimi i viteve 2000, ose 7% të sipërfaqes së tyre totale, nën efektin e ngrohjes globale, sipas një studimi të botuar.

Në total, sipërfaqja e akullnajave islandeze, që ende mbulojnë pak më shumë se 10% të vendit, ra në 2019 në 10 400 kilometra katrorë, sipas një publikimi nga revista e specializuar Jökull (“Akullnaja”).

Që nga viti 1890, zona e pushtuar nga akullnajat ka rënë me gati 2 200 kilometra katrorë ose 18%,por gati një e treta e kësaj rënie ka ndodhur që nga viti 2000.

Tkurrja për dy dekada përfaqëson pothuajse sipërfaqen e përgjithshme të Hofsjökull (810 kilometra katrorë), sipërfaqja e tretë më e madhe e akullit në ishullin e Atlantikut të Veriut.

“Variacionet në zonën e akullnajave në Islandë që nga vitet 1890 tregojnë një përgjigje të qartë ndaj ndryshimeve klimatike”, theksuan autorët e studimit.

“Ata kanë qenë mjaft sinkronë në të gjithë vendin, megjithëse valët (lëvizjet e fuqishme të akullit) dhe veprimtaria vullkanike nën akullnajore ndikojnë në pozicionin e disa kufijve të akullit”, shtuan ata.

Në vitin 2014, Islanda regjistroi zhdukjen e parë të njërit prej akullnajave të saj, Ok, ish-Okjökull, nën efektin e ngrohjes globale.

Shkencëtarët kanë frikë se 400 apo më shumë masivë akullnajorë të Islandës do të zhduken deri në vitin 2200./ATSH