Stoltenberg: Transparencë për hetimet mbi skandalin e spiunazhit

0
76

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri thirrje për një hetim mbi skandalin e spiunazhit danezo-amerikan, pasi autoritetet daneze ndihmuan Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NSA) të përgjonte politikanë të nivelit të lartë europian dhe anëtarë të NATO-s.

“Kombet e përfshira në këtë çështje janë aleatë të NATO-s dhe duhet të vendosin të gjitha faktet në tryezë dhe të zbulojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, i tha Jens Stoltenberg stacionit radiofonik danez DR.

Gazetarët investigativë nga transmetuesi danez DR, së bashku me mediet gjermane si NDR, WDR dhe ”Sueddeutsche Zeitung”, zbuluan se NSA dyshohet se përgjoi telefonët e politikanëve kryesorë me ndihmën e softuerit të krijuar nga shërbimi sekret ushtarak danez, FE.

Studimi u bazua në burime anonime dhe një analizë të brendshme të FE, nga 2012 dhe 2014.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu kanë kërkuar shpjegime gjithëpërfshirëse nga qeveria e Kopenhagës.

Kryeministri danez Mette Frederiksen tha se nuk kishte pasur mbikëqyrje sistematike të aleatëve.

Ai tha se nuk besonte që marrëdhëniet e Danimarkës me Gjermaninë dhe Francën të ishin dëmtuar.

Sekretarja për Median e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se shumë gjëra janë adresuar që nga incidenti në 2014.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë europianë për të adresuar çdo pyetje përmes kanaleve të përshtatshme të sigurisë kombëtare”, theksoi ajo.