Dardanët nisen për në Austri

0
190

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Austri, ku nesër në Klagenfurt do ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji kundër Maltës. Për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër San Marinos me ekipin nuk ka udhëtuar Lorik Emini.

Ndërkaq, me leje të përzgjedhësit Challandes nga grumbullimi janë liruar Vedat Muriqi dhe Samir Ujkani.

Dardanët pasditen e sotme do ta zhvillojnë stërvitjen në Klagenfurt, ndërkohë ndeshja me Maltën luhet të premten në orën 18:00.