Carlo Mazzei, arbëreshi që kandidon për bashkinë më të madhe të Romës

0
22

Arkitekti arbëresh Carlo Mazzei kandidon për të qenë të krye të bashkisë më të madhe në Romë, komuna VII. Ai është në mesin e dy rivalëve të tij, Francesco Laddaga dhe Alessandro Luparelli. Mazzei ka lindur në Catanzaro dhe në moshën 18 vjeçare është zhvendosur në Romë. Hapat e parë në politikë Mazzei i nisi si kreu i Forumit Rinor në Partinë Demokratike. Mazzei është gjithashtu sekretar i njërës prej degëve PD-së në “La Spezia”.

Carlo përpos rrugës që ka ndërtuar falë punës së tij, përfaqëson edhe vlerat e familjes, fisit të vet dhe të mbarë arbëreshëve të Kalabrisë e jo vetëm – qytetarë të denjë të shtetit italian.

Bashkëqytetarët e tij shprehen me konsiderata të larta për Carlo Attilio Mazzei. Ai ka spikatur si koordinator në këtë fushatë elektorale që ka bërë histori, sepse i ka sjellë një “pranverë” të re Kalabrisë, duke përcjellë bukurinë e të bërit politikë me shembullin personal, me përulësi, e përkushtim të vazhdueshëm, me guxim dhe vizion edhe në kontekstin e këtyre kushteve të vështira.

Me sjelljen dhe përkushtimin e tij Carlo Mazzei ka fituar zemrën e miqësinë e bashkëpunëtorëve të vet dhe të mbarë qytetarëve edhe njerëzisht edhe politikisht! Ai ka dhënë dhe ka fituar miqësi të mrekullueshme dhe të thellë që ka zgjatur për shumë vite, por vitet e fundit Carlo është edhe një shembull i shërbimit në zonë. Ai është “një udhëzues” në bërjen e politikës për njerëzit dhe me njerëzit, duke ndihmuar në ndërtimin e komunitetit, me dialog, me inovacion, asnjëherë vetëm, por gjithmonë së bashku.

Nëse ekziston një karakteristikë që u ka ngjitur miqve dhe që ka bërë për vete gjithkënd që e ka njohur Carlo Mazzei dhe që i ka bërë ata gjithmonë për vete, karakteristikë që pothuajse e kanë zili, është aftësia e tij për të dëgjuar thellë tjetrin. Ai punon me kokën ulur, duke i dhënë përparësi më së paku vetes, por duke mos kursyer kurrë veten!