Tenori shqiptar, storie suksesi në Universitetin e Muzikës dhe Teatrit në Hamburg

0
80

Artisit i ri shqiptar ndjek studimet e larta në Universitetin e Muzikës dhe Teatrit në Hamburg të Gjermanisë

Tenori shqiptar, Granit Musliu, jeton dhe ndjek studimet e larta në Universitetin e Muzikës dhe Teatrit në Hamburg, Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Ai është në fillimet e karrierës së tij artistike, por falë talentit dhe përkushtimit, ka arritur të vlerësohet me çmime të ndryshme në Evropë.

Në një intervistë për Klankosova, ai tregon rreth arritjeve, performancave të tij dhe angazhimeve të ardhshme.

“Çdo performancë dhe prezantim i një pune si solist është shumë i veçantë, sepse ngërthen në vete një punë të madhe, dedikim dhe dashuri ndaj asaj që prezantoj para publikut”, shprehet ai.