Deni Hoxha, studenti shqiptar i diplomuar në Bachelor dhe Master në Universitetin e Harvardit

0
752

Një shqiptar i diplomuar në Universitetin e Harvardit, të cilit ‘ëndërrat iu bënë realitet’

Deni Hoxha është shqiptari, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është studenti i parë i gjeneratës së tij i diplomuar në Bachelor dhe Master në Universitetin e Harvardit, shkruan albinfo.ch.

Vlen të theksohet se angazhimi i Denit me diasporën përfshin themelimin e “Harvard Albanian Students Association” dhe platformës mediatike “Team Albanians”.

Po ashtu, veçohet se Deni është Asistent Shkencor në Qendrën e Kërkimit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Shkollën e Biznesit të Harvardit.

Deni Hoxha ka njoftuar miqtë e tij në Twitter se ka diplomuar nga Universiteti prestigjioz i Harvardit në shkallën Bachelor dhe atë Master, duke ndarë edhe fotografi nga rasti.

Ai thotë të jetë studenti i parë i gjeneratës dhe emigrant që ka bërë një gjë të tillë.

“Ëndrrat u bënë realitet!” – shkruan ai. /Albinfo.ch