Sot dita e qumështit, nuk shënohet në Kosovë

0
61

Nga Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës

Sot është dita botërore e qumështit ku në shumicën e vendeve kjo ditë shënohet me aktivitete të ndryshme duke përfshirë sektorin e qumështit në organizimin e panaireve të ndryshme duke sensibilizuar qumështin si produkt strategjik të një shteti. Për fat të keq është viti i dytë që tek ne nuk është organizuar dhe shënuar kjo ditë ndërkombëtare nga përpunuesit e qumështit të Kosovës.

Edhe pse vullneti nga shumica e përpunuesve ekziston, mirëpo Institucionet tona deri më tani nuk i japin rëndësinë e duhur kësaj industrie. Edhe ashtu Industria përpunuese e qumështit ka zhvilluar veprimtarinë e vet me sfidat e veta nëpër vite .

Situata e krijuar nga pandemia qysh nga fillimi i vitit 2020 dhe ende kjo situatë po vazhdon, gjë e cila ka vështirësuar edhe më tej gjendjen ku patjetër institucionet tona duhet të fokusohet nga kjo industri .

Dihet që direkt dhe indirekt në këtë industri janë të punësuar mbi 4500 punëtorë dhe mbi 8500 fermerë prodhues të qumështit të cilët burim ekzistence e kanë shitjen e qumështit në këtë industri.

Mbesim me shpresë në mbështetjen e institucioneve tona që kjo ditë botërore e qumështit do të shënohet në vitet në vijim.