Piktori shqiptar nga Belgjika, me ekspozitën “Fantazia 98-21″

0
34

Piktori shqiptar, Dastid Miluka, i cili jeton dhe punon prej vitit 2003 në Belgjikë, tregon në një intervistë rreth ekspozitës së tij me titull “Fantazia 98-21”.

Ai thekson se ka studiuar për kostumografi dhe skenografi, por piktura gjithmonë ka qenë diçka që e ka bërë të ndihet mirë.

“Është një rrugëtim interesant në kohë, sepse më jep mundësinë edhe mua që të kthehem mbrapa në kohë dhe të zbuloj veten time. Evoluimin ndër vite. Ekspozita e tregon më së miri këtë gjë me 17 punimet që janë në këtë ekspozitë”, shprehet artisti shqiptar për atsh.

Duke udhëtuar në kohë nëpërmjet pikturave të artistit, ne arrijmë të kuptojmë edhe ndryshimin apo, më saktë, transformimin që ai ka pasur ndër vite. Ndalojmë te puna e parë që artisti e ka bërë në periudhën e studimeve në akademi, ku ai në pikturë përveç bojërave dhe imazheve tipike, ka përfshirë edhe materie, sikurse është rëra për të krijuar fraksione të ndryshme.