Pas shumë vitesh, Kina lejon çiftet të bëjnë deri në 3 fëmijë

0
38

artia Komuniste e Kinës njoftoi ditën e sotme se tani të gjithë çiftet do të lejohen të kenë deri në tre fëmijë për të ngadalësuar plakjen e shpejtë të popullsisë së vendit.

Kufizimet në numrin e lindjeve u prezantuan për herë të parë në vitin 1980, por u lehtësuan në vitin 2015 për të lejuar çiftet të kishin dy fëmijë.

Ky vendim i ri erdhi si përgjigje ndaj shqetësimeve për numrin në rënie të njerëzve në moshë pune krahasuar me ata mbi 65 vjeç. Plakja e popullsisë po vë nën tension ekonominë dhe kërcënon ambicien e Kinës për t’u bërë një shoqëri e konsumatorit dhe udhëheqëse e teknologjisë globale.

Megjithatë nga ana tjetër, çiftet në Kinë thonë se kostot e larta të jetesës dhe nevoja për t’u kujdesur për prindërit po i ndalojnë që të kenë fëmijë. Komentet në mediat sociale janë më së shumti ankesa që theksojnë se ndryshimi nuk bën asgjë për të ndihmuar prindërit e rinj që përballen me fatura mjekësore, të ardhura të ulëta dhe orare rraskapitëse të punës të njohura gjerësisht si “996”, ose nga 9 e mëngjesit deri në 21:00, gjashtë ditë në javë.

Burimet: Euronews, Financial Times