Gjëja e parë që duhet të bëni nëse s’ju rrinë duart pa ngacmuar fytyrën

0
124

Edhe pse e dini që gjëja e fundit që duhet të bëni është të ngacmoni puçrrën e re që doli papritur një mëngjes, duart s’ju rrinë dhe nisni procesin më të rrezikshëm: ngacmimin e tyre!

E dimë që për shumicën prej jush ngacmimi i akneve është zakon i vjetër, por ndërkohë që përpiqeni ta hiqni mësoni për gjënë e parë që duhet të bëni pasi keni shtrydhur një puçër.

Si fillim, çfarë i ndodh lëkurës kur ne i ngacmojmë?

Sipas dermatologëve, po i shkaktojmë më shumë trauma dhe acarim se më parë. Duke e prekur në atë lloj forme fusni edhe më shumë baktere brenda lëkurës që më vonë përkthehen në akne. Duke i shtypur dhe ngacmuar me forcë, yndyrnat dhe papastërtitë deportojnë edhe më thellë në fytyrë duke shkaktuar hapjen e poreve. Përveç kësaj, po i shtoni fytyrës suaj rrezikun që e shenjave dhe të hiperpigmentimit.

Ç’duhet të bëni menjëherë sapo keni ngacmuar një akne?

Gjëja e parë që duhet të bëni është të pastroni zonën me një larës fytyre për t’u siguruar që gjithë papastërtitë dhe yndyrnat e duarve tuaja janë larguar nga lëkura dhe të mos lejoni të deportojnë më thellë. Zona e puçrrës është e acaruar dhe shumë e ndjeshme, prandaj bëni kujdes me produktet që zgjidhni pasi mund t’jua acarojnë edhe më.

Dermatologët rekomandojnë gjithashtu përdorimin e vitaminës C, serume dhe eksfolimin e zonës.

Në përfundim, s’duhet harruar kurrsesi vendosja e kremit kundër diellit dhe hidratantit.

Burimi: Pop Sugar, Anabel