MSH: Zotohu dhe ndërprite duhanin

0
75

Në Ditën Botërore pa Duhan, të shënuar çdo vit më 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë tërheq vëmendjen ndaj efekteve të dëmshme të duhan-pirjes dhe ekspozimit ndaj tymosjes pasive, si dhe dekurajon përdorimin e duhanit në çdo formë.

Nën temën “Zotohu dhe ndërprite duhanin”, fushata e sivjetme e OBSH-së për Ditën Botërore pa Duhan përqendrohet në sigurimin e mjeteve dhe burimeve të nevojshme për personat që duan ta lënë duhanin, në mënyrë që ata të kenë sukses në përpjekjen e tyre.