Mitet më të famshme për alternativat pa tym si cigaret elektronike

0
253

Alternativat pa tym, pra alternativat ndaj cigares që nuk djegin duhan, janë kthyer në një prej çështjeve të momentit.

Produkte si cigaret elektronike kanë qenë vërdallë për një kohe mjaft të gjatë. Kurse produktet me ngrohje, si IQOS e Philip Morris International, janë prezantuar në shumicën e vendeve prej vetëm 6 vitesh, duke krijuar kurreshtje tek ata të cilët kërkojnë të lënë duhanin duke kaluar në alternativat pa tym.

Por, çfarë janë në të vërtetë dhe si funksionojnë alternativat pa tym, ua sqarojmë duke iu kthyer përgjigje për disa nga pyetjet më të shpeshta lidhur me to.

1. A janë alternativat pa tym të ndryshme nga cigarja?

PO!

Alternativat pa tym nuk djegin duhan, që do të thotë se, nëse ato janë të bazuara në shkencë dhe rregullohen sipas një standardi të përshtatshëm, ato janë një alternativë më e mirë në krahasim me po të vazhdosh duhanpirjen. Zgjedhja më e mirë është gjithmonë lënia e duhanit dhe nikotinës plotësisht. Por, për ata të rritur të cilët e vazhdojnë duhanin, alternativat pa tym konsiderohen si një zgjedhje e cila redukton riskun që vjen nga tymi i duhanit. Rreth 6 mijë kimikate, nga të cilat 100 të studiuara dhe vërtetuara se shkaktojnë sëmundje, çlirohen sa herë ndezim një cigare në temperaturën 800 gradë Celcius.

Pajisjet me ngrohje nga ana tjetër, duke shmangur djegien me teknologjinë e ngrohjes në 350 gradë Celcius, bëjnë të mundur që përdoruesi i pajisjes me ngrohje të mos ekspozohet karshi gjithë këtyre kimikateve.

2. A janë të gjitha produktet pa tym njësoj?

JO

Në të vërtetë ekzistojnë një numër ndryshimesh – dhe disa ngjashmëri – midis pajisjeve me ngrohje, dhe cigareve elektronike (të njohura edhe si vaping). Të gjitha janë alternativa pa tym për ata që në vend të tyre do pinin cigare. Kurse produktet që nuk e djegin duhanin, e ngrohin brenda një diapazoni specifik të temperaturës, zakonisht duke përdorur një sistem elektronik të kontrollit të nxehtësisë për të parandaluar djegien e tij. Nga ana tjetër, cigaret elektronike zakonisht avullojnë një tretësirë ??të lëngshme që përmban nikotinë dhe aromë.

3. A përmbajnë nikotinë alternativat pa duhan?

PO

Të gjitha produktet e duhanit me ngrohje që janë komercializuar përmbajnë nikotinë, përbërës i natyrshëm i duhanit. Shumica e cigareve elektronike përmbajnë gjithashtu nikotinë. Nikotina është një nga arsyet pse njerëzit pinë duhan, përveç shijes dhe ritualit. Në mënyrë që duhanpirësit e rritur të kalojnë plotësisht nga cigare në alternativa më të mira sesa pirja e duhanit të vazhdueshëm, këto produkte zakonisht duhet të përmbajnë nikotinë.

4. A është nikotina shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit?

JO

Nikotina nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit. Këto sëmundje, të tilla si kanceri i mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe emfizema, shkaktohen kryesisht nga thithja e kimikateve të dëmshme që çlirohen kur digjet duhani. Nikotina krijon varësi, por në vetvete nuk është shkaku parësor i tyre.

5. Produktet me ngrohje përdorin duhan. A nuk janë të njëjta me cigaret?

JO!

Produktet që nuk e djegin duhanin janë thelbësisht të ndryshme nga cigarja. Ato e ngrohin duhanin brenda një temperature të caktuar, zakonisht duke përdorur një sistem elektronik të kontrollit të nxehtësisë, për të parandaluar djegien e tij. Përdoruesi thith aerosol, jo tym.

Kur ndizen, cigaret djegin duhanin në temperatura mbi 600°C, duke arritur në më shumë se 800°C kur duhanpirësi ndez cigaren. Në këtë proces, ato çlirojnë tym, hi, katran, dhe nivele të larta të kimikateve të dëmshme.

Duke eleminuar djegien, pajisjet më ngrohje me bazë shkencore, megjithëse nuk janë pa risk, janë krijuar për të ulur ndjeshëm nivelet e kimikateve të dëmshëm në krahasim me tymin e cigares.

Mitet më të famshme për alternativat pa tym: U japim

6. A janë produktet me ngrohje dhe cigaret elektronike zgjedhje më e mirë se të vazhdosh të pish duhan?

PO

Duke kaluar testime shkencore, produktet që nuk digjen janë vërtetuar që janë një zgjedhje më e mirë për duhanpirësit që vazhdojnë të pinë duhan me djegie dhe që ekspozohen ndaj rreth 6 mijë kimikateve potencialisht të dëmshme.

7. A lëshojnë tym cigaret elektronike dhe produktet me ngrohje?

JO

Ajo që mund të duket se është ‘tym’ që del nga cigaret elektronike apo pajisjet me ngrohje është në të vërtetë një aerosol, i cili është një avull i lëngjeve të imëta dhe / ose grimcave të ngurta. Pajisjet me ngrohje dhe e-cigs nuk lëshojnë tym, pasi nuk e djegin duhanin.

Cigaret djegin duhanin, i cili krijon tym. Sidoqoftë, përbërja e tymit është shumë e ndryshme nga aerosoli i emetuar nga produktet me ngrohje ose produktet vaping, pasi tymi përmban mijëra kimikate, nga të cilat njëqind janë identifikuar si të dëmshme ose potencialisht të dëmshme.

8. Gjithmonë e më pak njerëz po pinë duhan; a na duhen alternativa më pak të dëmshme?

PO

Përmes punës legjislative të qeverisë dhe fushatave të shëndetit publik, prevalenca e pirjes së duhanit ra me 4.1 përqind në dekadën midis 2005 dhe 2015, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Megjithatë, përkundër këtyre përpjekjeve, miliona njerëz që i kuptojnë rreziqet vazhdojnë të pinë cigare. Sipas vlerësimeve të OBSH-së, më shumë se një miliard njerëz do të pinë ende duhan në vitin 2025, afërsisht i njëjti numër si sot.

9. A ndikon aerosoli i produkteve me ngrohje apo i cigareve elektronike tek të tjerët në dhomë?

JO

Tymi i dorës së dytë, i njohur gjithashtu si tymi mjedisor i duhanit (ETS), është një kombinim i tymit të prodhuar nga fundi i ndezur i një cigareje dhe tymit që nxirret nga duhanpirësit. Autoritetet e shëndetit publik, përfshirë OBSH, kanë arritur në përfundimin se tymi i dorës së dytë shkakton sëmundje edhe tek jo-duhanpirësit. Sidoqoftë, meqë produktet pa tym nuk djegin duhan, testet kanë treguar se cigarja elektronike dhe produktet me ngrohje, nuk janë burim i ETS.

10. A kanë produktet me ngrohje nikotinë të shtuar?

JO

Në produktet me ngrohje, nikotina nuk shtohet. Ajo është përbërës natyral i duhanit; nuk ka nikotinë shtesë.

Në cigaret elektronike, nikotina vjen nga një ekstrakt botanik i bërë nga bimë duhani i cili shtohet në lëngun elektronik.

11. A ka shkencë të mirëfilltë pas alternativave pa duhan?

PO

Nr. 1 i duhanit në botë, Philip Morris International (PMI) ka investuar 8.1 miliardë dollarë në kërkim dhe zhvillim për të ofruar alternativa pa duhan për duhanpirësit që përndryshe nuk do ta linin duhanin.

PMI ka rekrutuar talente nga e gjithë bota për të zhvilluar një qendër inovacioni në strukturën e saj të R&D në Neuchâtel, Zvicër.

Që nga viti 2008, PMI ka realizuar më shumë se 340 botime dhe kapituj në lidhje me produktet e tij pa tym në revistat shkencore të vlerësuara nga kolegët. Gjithashtu boton një përditësim shkencor – një përmbledhje të hulumtimeve dhe zhvillimeve më të fundit në lidhje me produktet pa duhan.

12. A përmbajnë katran e-cigaret dhe produktet që nuk digjen nga nxehtësia?

JO

Një nga elementët më të dëmshëm të tymit të cigares është ajo që shumë njerëz i referohen si “katran”. Është mbetje nga tymi i cigares pasi është djegur një cigare, që njihet më saktë si materia e thatë pa nikotinë (NFDPM), pasi matet nga pesha e mbetjeve të ngurta dhe të lëngshme në tymin e cigareve pasi është zbritur pesha e nikotinës dhe ujit. Katrani nuk është i pranishëm në aerosolin e cigareve elektronike ose të produkteve me ngrohje. Meqenëse ato nuk djegin duhanin, nuk prodhojnë katran.

Burimi: Anabel