Ankthi prej COVID-19 tek të moshuarit, këto janë disa nga mënyrat për t’i ndihmuar ata

0
51

Dëgjojini ata me kujdes të shtuar dhe ndjeshmëri pa keqardhje, pa marrë parasysh sa herë ndajnë shqetësime rreth gjendjes së tyre.

Pandemia ka prekur shumë shëndetin mendor. Në rastin e të moshuarve në veçanti, studimet kanë regjistruar një rritje më të madhe në çështjet e shëndetit mendor gjatë kësaj kohe, njofton Klan Kosova.

Terapistët tregojnë se pleqtë të cilët kryesisht janë gjatë tërë kohës në shtëpi ose jetojnë vetëm, mund të reagojnë ndryshe ndaj izolimit, lajmeve negative, kufizimeve dhe mungesës së kontaktit fizik. Kjo situatë mund të çojë në ankth, shkruan The Indian Express.

Këtu janë disa këshilla që terapisti sugjeron të kihet kujdes për shëndetin mendor të të moshuarve gjatë pandemisë:

* Krijoni një mjedis të sigurt që i inkurajon ata të ndajnë ndjenjat e tyre. Shprehja e asaj që ata ndiejnë mund të ndihmojë në lehtësimin e ankthit të tyre!

* Dëgjojini ata me ndjeshmëri sesa me keqardhje apo zhgënjim, pa marrë parasysh sa herë ndajnë shqetësime të ngjashme!

* Ndihmojini ata të përcaktojnë dhe ndjekin rutinën e tyre të përditshme që përfshinë vaktet në kohë, ilaçet, ushtrimet fizike dhe kohën me familjen.
* Ata mund të ndihen të mërzitur kur duhet të mbështeten te anëtarët e familjes për detyrat e përditshme. Kështu që ndihmojini ata të kuptojnë përvojën e tyre të jetës dhe aftësitë e tyre vlerësohen!

* Kushtojini çdo ditë kohë për t’u angazhuar me ta përmes një aktiviteti argëtues!

* Kuptoni se cilat aktivitete ose mënyra i ndihmojnë ata të relaksohen!

* Dëgjimi i këngëve të vjetra, shëtitja në kopsht, luajtja e një loje me letra ose ndarja e historive të tyre mund të ndihmojë në qetësimin e mendjes së tyre.

* Jini të durueshëm dhe edukojini ata rreth informacionit të rremë që shpesh qarkullon përmes mesazheve!

* Nëse ankthi dhe stresi i tyre vazhdon ose përshkallëzohet, ndihmojini ata të lidhen me një profesionist të shëndetit mendor!