“Si autor i jetes, ti vendosë kur fillon kapitull të ri”

0
43

Nga Arjeta Spahiu

Beso në kapitull të ri-duhesh me besu në Autorin!
Si autor i jetes, ti vendosë kur fillon kapitull të ri. Nëse jeta është një roman jetsor, kapitujt i japin larmi – e ti, je ai me lapsin në dorë.
Kur fillon një kapitull të ri, duhesh me vendosë nëse ke përfundu me kapitujt paraardhës, apo ka vazhdim. Nuk ka “është vonë” apo “është herët” në jetë, mirëpo “perfect timing” është shumë me rëndësi, dhe shumë herë disa synime nuk realizohen për shkak të momentum.
Kur vendos për kapitull të ri, janë disa pyetje që duan përgjigje:
1. Çka të bësh me të kaluarën e hidhur?
-Të dobtit, hakmerren;
-Te fortit, falin;
-Intelegjentët, injorojnë.
2. A i djeg urat me të kaluarën, apo le kontinuum?
-Nëse i djeg urat, do të thotë se ke përfundu me të kaluarën dhe personat në të.
-Nëse le kontinuum, është sikur me dashtë me kriju shtëpi në gërmadha-varet se sa është shkatrrimi. Nëse është shkatrrim i madh, nuk e vlenë mundin riparimi.
3. Çka transferon në kapitull të ri?
-Vetëm më të mirën nga kapitulli paraprak-të hidhurat mbesin në dimension tjetër;
-Bartë të mirat e të hidhurat – këtu duhesh me qenë i kujdesshëm, që eksperiencat e hidhura mos ti helmojnë ato të ardhmet.
Çdo kapitull i ri e ka ndjesinë e të panjohurës:
Into the wild I go, loosing my way finding my soul!