Rumania fillon vaksinimin e moshave 12-15 vjeç

0
38

Rumania filloi sot vaksinimin e fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç, përpara miratimit zyrtar nga Brukseli, njoftoi media lokale.

“Dy njësi lëvizëse vaksinimi u vendosën në një park publik në Bukuresht për të administruar vaksinat për fëmijë”, shkroi portali online i lajmeve hotneës.ro.

Vaksinat e përdorura do të jenë BioNTech/Pfizer.

Prindërit ose kujdestarët e fëmijëve duhet të japin pëlqimin e tyre.

Të premten, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) i dha dritën jeshile vaksinës për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, por Komisioni i BE-së ende nuk e ka dhënë autorizimin e tij.